10 armiqtë e çiftit

Në qoftë se gjërat në marrëdhënien me partnerin tuaj kanë ndryshuar, atëherë analizoni më thellë arsyet se pse ka ndodhur një gjë e tillë… Në vijim do të mundohemi t’ua lehtësojmë punën në gjetjen e shkaqeve. 

Xhelozia e sëmurë
“Ku ishe?” ” Me kë ishe?” ” E ndjej që do më lësh!” Ndonjëherë xhelozia është shpesh prezente në fillim të një historie, por kur ajo është e tepruar dhe e sëmurë, ajo bëhet si një hije e rënde në lidhjen tuaj.  Atëherë jepini fund pyetjeve dhe kini më shumë besim tek personi që keni në krah.

Çështjet politike
Para se të fillojnë zgjedhjet presidenciale, diskutimet politike janë shpesh shumë të zjarrta. Sidomos kur çifti nuk ndan të njejtat ide, kjo mund të kthehet shumë shpejt në një ënderr të keqe. Atëherë po ju japim një këshillë : evitoni temat e tilla.

Mos e lini veten mbas dore
Është e rëndësishme të jeni sa më të bukur/a për ta bërë për vete partnerin/en dhe në jetën e përditshme. Zotërinj, evitoni të lini derën e tualetit hapur ose të prisni thonjtë përpara partneres. Ndërsa ju zonja, rregullohuni pak, mos e lini veten mbas dore.

Fëmijët
Ata ju zgjojnë në mes të natës, janë të sëmurë , kërkojnë vëmendjen tuaj. Për këtë arsye jeta juaj ne çift kalon në plan të dytë. Një këshillë: edhe pse jeni shumë të zënë me fëmijën tuaj, mundohuni të organizoheni. Dërgojini ata tek prindërit e juaj gjatë fundjavës, ose gjeni një zgjidhje tjetër.

Mungesa e seksit
Tregohuni të zgjuar! S’do lodhemi kurrë duke ju përseritur: seksi është shumë i rëndësishëm. Prandaj futeni në punë fantazinë dhe imagjinatën tuaj për një jetë seksuale sa më të mirë. Kjo është një mënyrë e bukur për të ringjallur zjarrin e dashurisë brenda çiftit tuaj.

Puna
Puna ju nervozon, lodheni, atëherë në mbrëmje kur ktheheni në shtëpi mos i flisni partnerit tuaj vetëm  për të.  Puna juaj nuk duhet të përzihet me jetën tuaj në çift, prandaj kur shkoni në shtëpi lereni telefonin anash dhe mundohuni të harroni problemet e juaja profesionale.

Kritikat
“Shakatë e juaja nuk bëjnë për të qeshur asnjë” “Akoma keni një projekt që nuk realizoni dot..”. Mundohuni të evitoni të mos e gjykoni shumë rëndë partnerin tuaj. Ju nuk e kuptoni veten tuaj por ato kritika që i bëni partnerit dëmtojnë jetën tuaj në çift. 

Shokët e ngushtë
Zotërinj, shoku juaj më i ngushtë vjen papritur në shtëpinë tuaj? Zonja, ju kaloni orë rë tëra në telefon me shoqet e juaja?
Mos i jepni rëndësi shokëve tuaj më të ngushtë, sepse ata mund të fusin hundët në jetën tuaj në çift dhe kjo mund të shfaq ndërlikime. Atëherë ju këshillojmë: mbani pak distancë me ata dhe ruajini intimitetin tuaj.

Televizori në dhomë
Edhe ky është një nga problemet që shfaqet në çift. Disa çifte kanë televizor në dhomën e tyre dhe prej kësaj ato bëjnë dashuri dy herë më pak se të tjerët. Atëherë, menjëherë hiqeni atë nga dhoma! 

Mungesa e vëmendjes
Kur ka qenë hera e fundit që ju i keni bërë kompliment partnerit? Një befasi? Një deklaratë dashurie? Mungesa e vëmendjes mund të bëjë që njëri prej jush të shikojë dikë tjetër. Pra, mos hezitoni kurrë ti shfaqni herë pas here ndjenjat ,duke e bërë partnerin tuaj të ndihet shumë mirë për jetën që po bën me ju.

Lajme të ngjashme

Back to top button