VIDEO- Të miturit para Qeverisë, protestë anti-shqiptare

Disa dhejtëra të mitur para Qeverisë dolën në protestë në ora 17 për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovcë.

19.00 – Pjesëtarët e njësitit special e kanë prishur protestën. Protestuesit kanë sulmuar gjithçka para syve me gurrë, kanë thyer bilborde ndërsa kanë rrahur dhe 3 shqiptarë në stacionin e autobusëve sipas Zhurnal. Policia ka arrestuar disa protestues. 

18.30- Njësiti special nuk e ka lejuar masën të shkoje drejt Bit Pazarit ndërsa sipas reporterëve në terren, janë lënduar disa protestues. Protesta sërish është nisur për në qendër ndërsa gjuajnë me gurrë.  
Njësiti special ka bërë një kordon para urës së Gurit me qëllim që të ndalen protestuesit të kalojnë në anën tjetër të Vardarit.

18.00 – Situata në tension, protestuesit janë nisur nga Bit Pazari ndërsa policia nuk mund ti ndjekë dhe janë në numër të pakët. 

Si që lajmëroi portali Plusinfo, shumica e tyre e kanë fytyrën e mbuluar ndërsa bërtasin “Vdekje shqiptarëve”, “Shqiptar i vdekur , shqiptar i mirë”. Protesta është në vijim.

Sipas portalit INA qytetarë shqiptarë dhe makina të taksive kanë qenë caku i sulmeve nga protestuesit maqedonas të cilët po marshojnë nëpër rruget e qytetit të Shkupit.

Video nga Alsat-M

Lajme të ngjashme

Back to top button