Gjermani, dështojnë bisedimet për formimin e qeverisë

Dështimi i negociatave për formimin e qeverisë së koalicionit në Gjermani ka shkaktuar rënie të vlerës në tregun e aksioneve gjermane dhe një dobësim të euros kundrejt dollarit, raporton Anadolu Agency (AA).

Kancelarja gjermane Angela Merkel njoftoi herët këtë mëngjes se Unioni Kristian Demokrat (CDU) me aleatët e Unionit Kristian Social (CSU) nuk ka arritur marrëveshje për formimin e qeverisë së koalicionit me Liberalët e Partisë së Lirë Demokratike (FDP) dhe Partisë së të Gjelbërve.

“Si kancelare do të bëjë të pamundurën që Gjermania të udhëhiqet drejtë në javët e rënda që vijnë”, ka thënë Merkel pas bisedimeve një mujore.

Pak pas kësaj, bursa DAX në Frankfurt regjistroi një rënie prej 0.38 për qind në vlerën e aksioneve, ndërsa edhe euro ra për 0.6 për qind kundrejt dollarit amerikan.

Si fitues të zgjedhjeve të fundit parlamentare, CDU dhe partia e saj bavareze simotër CSU u përpoq me Demokratët e Lirë dhe të Gjelbërtit të arrijnë marrëveshje në parim dhe të shkojnë në negociata formale për formimin e koalicionit.

Negociatat filluan më 18 tetor, kurse koalicioni i mundur tashmë ka marrë parashtesën “Xhamajka”, pasi që ngjyrat e logos të partive gjermane (të kuqe, të verdhë dhe të gjelbër) përbëjnë ngjyrat e flamurit të Xhamajkës.

Të Gjelbërtit kanë kërkuar që Gjermania t’i jepte fund përdorimit të qymyrit dhe motorëve me djegie të brendshme dhe sugjeruan që të lejojnë më shumë emigrantë të sillnin të afërmit e tyre më të afërt për t’u bashkuar me ta në Gjermani.

Partneri i deritashëm i koalicionit, Partia Social Demokrate (SPD) më parë ka deklaruar se nuk do të kalojë në opozitë, ndërsa Kancelarja Merkel më parë pati deklaruar se djathtistët radikal të Alternativës për Gjermani (AfD) dhe e Majta Radikale janë të padëshirueshme si partnerë në qeveri.

Rifillimi i negociatave, qeveria e pakicës ose shpallja e zgjedhje të reja janë opsionet e mundshme për zgjidhjen e krizës politike në Gjermani. Çdo koalicion pa CDU edhe matematikisht është i pamundur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button