UNS-së i njihet diploma edhe në Amerikë

Viti 2011 shënoi arritje të lartë për Universitetin Ndërkombëtar të Strugës pasi njërës nga studentet më të mira në Fakultetin e Shkencave Ekonomike Anileda Leka e cila përfundoi studimet me një sukses të lartë 9.9 iu dha mundësia që të profesionalizohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 
Atje iu njoh pa asnjë dilemë diploma e marrë në UNS, konfirmimi vjen nga ky institucion i arsimit të lartë në Strugë.

”Kjo është një kënaqësi, duke qenë se UNS i ka shtrirë bashkëpunimet në një shkallë të gjerë në rang ndërkombëtar , duke përfshire këtu edhe SH.B.A nëpërmjet ( Heritage University) . Studentes tonë arriti ti njihet diploma Amerikane e UNS-se , duke vërtetuar kështu që UNS njihet kudo në botë ”thekson Guximtar Rushani sekretar gjeneral i UNS-së. 

Universiteti Ndërkombëtar i Strugës gradualisht është duke u renditur në njërin ndër universitetet më të mira në Republikën e Maqedonisë por edhe në rajon. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button