Vajgëll: Implikimi rus në Ballkan e nxiti zgjerimin e BE-së

Eurodeputeti slloven, Ivo Vajgëll në Podgoricë deklaroi se ndikimi i Rusisë në Ballkan ka sjellë  që Bashkimi Evropian t’i japë prioritet më të lartë procesit të zgjerimit.

Në bisedën për gazetën malazeze “Pobjeda”, Vajgëll thotë se në BE nuk ka lodhje nga zgjerimi dhe se interesi i BE-së për rajonin po rritet.

“BE-ja është shumë i interesuar për stabilizimin e gjendjeve në kontinentin evropian, e kjo nuk do të ndodhë derisa Evropa Juglindore nuk bëhet pjesë e Unionit. Kur do të përfundojë procesi i integrimeve, atëherë do të zhduken edhe problemet e ndërsjella në rajon, por edhe mitet për të kaluarën, të cilat edhe sot sundojnë në Ballkan”, deklaroi Vajgëll.

ЕУ Балкан

Sipas tij, Mali i Zi është “kandidatja më problematike për anëtarësim, e cila gjithmonë i plotëson dëshirat që sa më shpejt të hyjë në BE”.

Vajgëll i bëri thirrje Malit të Zi që të punojë në reformat në jurisprudencë dhe në media, si dhe në dialog inkluziv mes pushtetit dhe opozitës në Parlament, që ta përshpejtojë procesin e integrimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button