1.5 milionë faqe të teksteve të lashta pritet të digjitalizohen

Gjatë javës së kaluar Universiteti i Oksfordit dhe Vatikani kanë lajmëruar për një plan për të bashkëpunuar në digjitalizimin e 1.5 milion faqeve të teksteve të rralla dhe të hershme, shumica prej të cilave datojnë që nga shekulli 16 ose edhe më herët.

Projekti pritet të kalojë rreth 4 vite dhe ishte bërë i mundshëm nga një donacion prej 2 milionë funtave nga Fondacioni Polonsky – që është një organizatë bamirësie që mbështet edukimin e lartë, hulumtimin mjekësor dhe çështje të tjera të përgjithshme në shkencë dhe art.

Tekstet do të përfshijnë faqe nga Libraritë Bodleian të Oksfordit dhe Biblioteka Apostolika Vaticana (BAV).

Faqet e digjitalizuara do të përfshijnë librat e hershëm të shtypur – që quhen inkunabula – nga Roma dhe hapësirat përreth; dorëshrkime greke që përfshijnë tekste të hershme kishtare dhe punë nga Homeri, Sofokliu, Platoni, Hipokrati; dhe dorëshkrime hebraike nga mesjeta dhe periudha e rilindjes (renesancës).

“Me përafërsisht dy-të tretat e materialeve që vijnë nga BAV dhe mbetja nga Bodleian, përpjekja për digjitalizim do t’i ndihmojë gjithashtu dijetarët që të përfitojnë duke grumbulluar materialet virtualisht që janë shpërndarë në mes dy grumbullimeve gjatë shekujve,” thuhet në deklaratën e lëshuar nga Oksfordi.

Qëllimi i projektit, ashtu siç është paraparë nga Fondacioni Polonsky është “të demokratizojë qasjen në informacion, [duke parë] rritjen e qasjes digjitale në këto dy grumbullime të librarive, në mesin e më të mirave në botë, si një hap i rëndësishëm në shpërndarjen e mirëqenies së burimeve në një shkallë botërore.  Kjo nuk paraqet përpjekjen e parë të Fondacionit Polonsky për të digjitalizua tekstet e lashta.

Një dhuratë e mëhershme ndaj Librarive Bodleian nga Fondacioni ua mundësoi librarive të Oksfordit që të ngarkojë fotografi të 280,000 fragmenteve të dorëshkrimeve hebraike, të quajtura Përmbledhja Cairo Genizah, të cilat tani janë të gatshme për t’u kërkuar dhe parë falas online./botasot

Lajme të ngjashme

Back to top button