LSDM-ja kërkon ndriçim të shpejtë të vrasjes së pesfishtë

Shteti në këtë moment duhet të tregojë kapacitet institucional dhe sa më shpejtë t’i sjellë autorët e vrasjes para drejtësisë, thonë prej partisë opozitare LSDM, pas vrasjes së pesëfishtë në liqenin e Smillkovcës.

Nga Partia konsiderojnë se për çdo ditë të kaluar zvogëlohen gjasat për zbulimin e autorëve, ndërsa te qytetarët, siç thonë, është “sa më shumë prezent revolti dhe pasiguria”.

“T’i japim hapësirë të mjaftueshme MPB-së dhe shërbimeve të sigurisë ta punojnë punën e tyre. Ndriçimi i shpejtë dhe efikas i kësaj ngjarje është mënyra e vetme që të pastrohen të gjitha spekulimet që “ paraqiten më shumë te opinioni”, thonë nga LSDM.

,,Shoqëria maqedonase  derisa përballet me sfida serioze duhet të demonstrojë pjekuri pas vrasjes së pesëfishtë në fshatin Smillkovcë.

,,Për atë shkak konsiderojmë që është e patjetërsueshme të apelojmë edhe njëherë deri tek opinioni që te ata të mbizotërojë arsyeja në drejtim të qetësimit të shpirtërave”, thonë nga partia opozitare./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button