Unaza e fejesës së Angelia Jolie

Yjet e Hollivudit Angelina Jolie dhe Brad Pitt pasi konfirmuan fejesën e tyre pas shtatë vjetësh si çift, mediet e huaja kanë vrapuar ta fotografojnë unazën e Agelines.

Jolie ishte fotografuar në një muze të Los Angelesit, këtë javë, me një unazë të madhe diamanti në gisht. Parashikohet që vlera e unazës arrin rreth 250,000 dollarë amerikanë.


Sipas ekspertit për bizhuteri, Michael O’Connor, unaza përmban smeralde të prera diamanti “të cilësisë më të mirë” me dizajn unik që I shkon shumë gishtave të Angelinës.

Një zëdhënëse e zotit Pitt tha se ende nuk ka një datë të caktuar për dasmën dhe se fejesa midis tyre është një premtim për të ardhmen.

Çifti i ka rezistuar deri tani trysnisë për t’u martuar, duke thënë se ata nuk do të lidheshin në martesë deri sa martesat e homoseksualëve të legalizoheshin në Shtetet e Bashkuara. 

Çifti, i quajtur nga mediat edhe “Brangelina”, ka gjashtë fëmijë, tre prej të cilëve janë të birësuar.
Angelina Jolie ishte e martuar më parë me aktorët Billy Bob Thornton dhe Jonny Lee Miller.

Brad Pitt më parë ishte i martuar me aktoren Jennifer Aniston./usmagazine

Lajme të ngjashme

Back to top button