Xhorxh Soros mohon se kërkon që BE të pranojë miliona emigrantë

Miliarderi Xhorxh Soros iu kundërpërgjigj akuzave që Qeveria e kryeministrit hungarez Viktor Orban i bëri drejt tij se zhvillon fushatë për hapjen e kufijve të Bashkimit Evropian për emigrantë.

Sipas Sorosit, nuk është e saktë se ai ka zhvilluar fushatë për pranimin e milion refugjatëve në Bashkimin Evropian, ndërsa akuzat e tilla kundër tij i vlerësoi se islamofobi dhe antisemizëm.

Soros ka reaguar pasi Qeveria hungareze publikoi dokument për, siç pohon, qëndrimet e Xhorxh Sorosit dhe aktivitetit të tij politik në BE.

Sipas Qeverisë hungareze, Sorosi kërkon nga Bashkimi Evropian t’i hapë kufijtë e tij për miliona emigrantë në vit, të vendosë mekanizëm të obligueshëm për sistemimin e emigrantëve nëpër të gjitha anëtaret e BE-së, si dhe t’i detyrojë anëtaret e Unionit t’i japin ndihmë sociale emigrantëve.

Në përgjigjen e tij, Soros thotë se në vitin 2015, në kulmin e luftës në Siri është angazhuar për pranimin e miliona refugjatëve në vit në BE, por nga viti 2016 angazhohet ky numër të reduktohet vetëm në 300.000 refugjatë në vit.

Soros njëherit përgënjeshtron se përmes organizatave të tij ka kryer sulme politike mbi shtetet dhe qeveritë të cilat refuzojnë t’i hapin kufijtë, se ka promovuar ndryshimin e kulturës evropiane dhe pasqyrën gjuhësore apo se angazhohet për pezullimin e kufijve.

Lidhur me pohimin e Qeverisë hungareze se Soros kërkon nga Hungaria t’u paguajë ndihmë sociale refugjatëve dhe emigrantëve, Soros përgjigjet se, sipas propozimeve të tij, këto para do të vinin nga Bashkimi Evropian, ndërsa edhe ai vetë ka dhuruar 430 milionë euro nga pasuria personale për këtë qëllim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button