Jankullovska- Është gjetur vetura e vrasësve

Ministrja e brendshme Gordana Jankullovska duke treguar fotografi të veturës Opel në një pres për gazetarët që mbaroi çaste më parë bëri me dije se është gjetur vetura e cila drejtpërsëdrejti është përdorur në vrasjen e pesëfishtë në Smillkovcë. Vetura ka qenë larg 10 kilometra nga vendi i ngjarjes.

“Vetura do të kalojë nëpër teste të shumta kimike dhe analiza por për shkak të kompleksitetit të ngjarjes analizat do të bëhen publike pas disa ditëve” tha Jankullovska.

Ajo bëri me dije se vetura e cila është përdorur gjatë vrasjes është importuar nga jashtë dhe një kohë të gjatë nuk është regjistruar, ndërsa targat e vendosura në të janë marrë nga ndonjë automjet tjetër.

Nëse keni iformata në idhje me këtë veturë paraqituni në 199. / portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button