Afganistan, përfundojnë luftimet në Kabul

Luftimet në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, kanë përfunduar 18 orë pasi talebanët kryen sulmin e parë. Talebani i fundit është vrarë në orët e para të ditës së hënë. Sipas zëdhënësit të Policisë së Kabulit, i cituar nga BBC, 32 talebanë dhe 1 polic kanë mbetur të vdekur nga luftimet, ndërsa 30 civilë janë plagosur.

Ka pasur sulme edhe në provincat Logar, Paktia dhe Nangarhar.

Në Kabul u sulmuan ambasada të ndryshme, shtabi i përgjithshëm i NATO-s dhe godina e Parlamentit.

“Informacionet e fundit që kemi mbi sulmin ndaj Parlamentit flasin për përfundimin e tij”, theksoi zëdhënësi i policisë Hashmatullah Stanikzai./top-channel

Lajme të ngjashme

Back to top button