Maqedonasi likuidohet në pjesën jugore të Sydenyt

Tridhjetedyvjeçari Darko Janqeski me shumë gjuajtje është vrarë para shtëpisë së prindërve të tij në Berkli, në pjesën jugore të Sydneyt, lajmërojnë ,,The Daily Telegraph”.

Sipas informatave të policisë, Janqeski sigurisht është gjuajtur disa herë në momentin përderisa ishte i ulur para shtëpisë së prindërve të tij. Supozohet që vrasësi ishte në motorçikletë, me çka menjëherë iku nga vendi ngjarjes.

,,Darko doli prej shtëpisë dhe motortçiklisti gjuajti disa plumba në drejtim të tij”, deklaroi Vejn Starling nga policia lokale e Berklinit.

Shërbimet medicinale arritën menjëherë, por Janqeski vdiq në rrugë për spitalin në Volongong.

Policia po kontrollon lidhjen e sulmit me dy tentimet e mëparshme për likuidimin e Janqeskit më parë në muajin nëntor dhe janar të këtij viti.

Maqedonasi deri kohës fundit ishte anëtar i grupit të motoristëve, prej ku edhe  ishte shkarkuar. /makfax

Lajme të ngjashme

Back to top button