Radiohead-How to disappear completely

Grupi: Radiohead
Kënga: How to disappear completely
Albumi: Kid A

Radiohead është një grup rok alternativ anglez nga Abingdon Oxfordshire, i formuar në vitin 1985 me emrin fillestar “On a Friday”.

Bendi përbëhet nga Thom Yorke (vokal, kitarë, piano), Jonny Greenwood (kitarë, tastierë, instrumente tjera), Ed O’Brien (kitarë, back vokal), Colin Greenwood (bas kitarë) dhe Phil Selway (bateri).

Zëri karakteristik i vokalit kryesor Thom Yorke, stilet e kombinuara të zhanrit rok, elektronik, jazz dhe të tjera e kanë bërë Radiohead të numërojnë mbi 30 milionë disqe të shitur në gjithë botën.

Radiohead u bë i njohur me këngën Creep, e cila famën e arriti vite më pas publikimit të saj.

Ueb sajti – Radiohead

Back to top button