Zëvendëskryeministri Osmani do t’i prezantojë pjesët 6 dhe 9 të Planit 3-6-9 para eurokomisarit Johanes Han

Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështjet Evropiane, Bujar Osmani, së bashku me zëvendëskryetarin e Qeverisë dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Oliver Spasovski, ministrin e Drejtësisë, Bilen Saliji, si dhe ministrin për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski, do të jenë nikoqir të komisarit për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Johanes Han.

Në takim, Osmani do të prezantojë pakot e reja për reforma Gjashtë dhe Nëntë, të cilat paraqesin plotësim të Planit 3-6-9, e në të cilat përfshihen reformat që dalin nga të gjitha gjetjet, rekomandimet dhe sugjerimet nga raportet e Komisionit Evropian, si dhe nga të gjitha institucionet tjera relevante të vendit dhe ndërkombëtare.

Qasja e veçantë rreth reformave prioritare në fushat kuçe, në gjyqësor, reformat në shërbimet e sigurisë, si dhe reformat në administratën publike, në detaje do të prezantohen nga ministrat kompetent të resorëve, të cilët janë përgjegjës për përgatitjen dhe implementimin e tyre, Spasovski, Saliji dhe Mançevski.

Osmani, eurokomesarit Han do t’ia prezantojë edhe pjesët kyçe të raportit për implementimin e pjesës tre të Planit 3-6-9, i cili u kurorëzua me mbajtjen e zgjedhjeve të lira, fer dhe kredibile.
Takimi do të mbahet në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane, me fillim në ora 15.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button