Exit Poll: Mitrovicën e fiton Agim Bahtiri, Istogun e merr Haki Rugova, Klinën e fiton Sokol Bashota

Kandidati PDK-së, Sokol Bashota, do të qeverisë me komunën e Klinës për katër vitet e ardhshme, kjo sipas të dhënave nga EXIT POLL i realizuar nga Klan Kosova.

Këto të dhëna tregojnë që Sokol Bashota ia ka dalë të marrë 53.5% të votave kështu duke lënë pas kundërkandidatin e tij nga AAK-ja, Zenun Elezaj, i cili ka mbledhur 46.5% të votave.

Sipas Exit Poll-it të Klan Kosovës, në komunën e Istogut, gjatë katër viteve të ardhshme do të qeverisë Haki Rugova nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Me 55.0%, Rugova, ka lënë pas kundër-kandidatin e tij nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj me 45.0%.

Agim Bahtiri ka fituar me rezultat të ngushtë në komunën e Mitrovicës së Jugut.

Sipas rezultateve të dala nga Exit Pollit, Bahtiri ka fituar me 52.1 për qind kundrejt 49.7 për qind të Valdete Idrizit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button