Sonet

Kupën e kujtimit tënd ku ta fsheh e ku ta hedh?
Bëj ta flak e bej ta thyej, bëj ta lë e më rrënqeth.
Kupa e kujtimit tënd valon shkumë dashurie
M’u ka ngri si një servis mbushur pije çmendurie.

M’u ka ngri ne dorën time ky bardhak i fildishtë,
I hedh zjarrit, zjarri digjet si në ethe kaltërsisht.
Nuk e pi kujtimin tënd.
Kupa le ta pasqyrojë
Sonte qiellin lakuriq edhe hënën e pagoje.

Le te rendet e përlotur përmbi kupën e mallkuar
F’tyra ime ndër reflekse zbehtësisht e vizatuar.
Kupa e kujtimit tënd më s’do mbushet kurrë me ty.

Bëj ta flak e bëj ta thyej, bëj ta pi e dot s’e pi.
Do të rend pra krejt i marrë me servisin e hënuar
Gjersa shkuma nëpër kohë do jete tretur, avulluar…

Poezi nga Agron Tufa

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button