Mediat serbe të fokusuara me inskenime dhe burime në Maqedoni

Mediat serbe ditëve të fundit janë fokusuar në ngjarjet e fundit në Maqedoni, pas vrasjes së pesëfishtë në fshatin Smilkovc në periferi të Shkupit.

Televizioni “Srpska Prva Televizija” raporton sot duke u thirrur në burime policore maqedonase, se ka një dëshmitar i mbijetuar për vrasjen që ndodhi natën e së enjtes në periferi të Shkupit, ku u vranë katër të rinj maqedonas dhe një 45 vjeçari maqedonas nga Radishani i Shkupit, transmeton INA. 

Sipas këtij televizioni serb, identiteti i dëshmitarit mbahet sekret i jashtëzakonshëm, ndërsa theksohet më tej se vrasësit kanë ikur në drejtim të Kosovës. Gjithashtu spekulohet se në afërsi të vendkalimit Bllacë është gjetur një makinë e tipit Jeep.

Edhe mediat e tjera serbe, si kurir.rs raporton se AKSH po përgadit sulme në Maqedoni, Greqi dhe Kosovë, duke cituar një komunikatë të kësaj organizate e cila kohëve të fundit ishte deklaruar në mënyrë virtuale përmes emailit se do të vetëmbrohet në rastin e eskalimit të dhunës serbe në veriun e Kosovës. 

Plasimi i këtyre lajmeve nga vendi fqinj Serbia, po vlerësohet si një skenar që po përgaditet në Shkup, për të implikuar dhe akuzuar shqiptarët si vrasës të vrasjes në Smilkovc. Ministrja e MPB-së, Gordana Jankullovska ka theksuar se vrasja nuk është për motive etnike, por hetimet e ditëve të ardhshme do të nxjerrin në sipërfaqe se kush në të vërtetë qëndron pas vrasjes së pesëfishtë./ina

Lajme të ngjashme

Back to top button