Plaçkitje në një bastore në Tetovë

Gjatë plaçkitjes në një bastore sportive “Sportlajf”, në lagjen Çarshia e Epërme në Tetovë, janë vjedhur 19.300 denarë.

Siç informojnë nga SPB Tetovë, derisa dy të punësuarit kanë qenë në pikën e pagesës, ka hyrë një djalë i ri me një mjet të mprehtë në dorë, me siguri kaçavidë dhe ka filluar t’i kërcënojë se do t’i vrasë.

“Krahas kërcënimeve për vrasje të punëtorëve ai ka filluar t’i shtyjë nga vendet e tyre dhe ka arritur të marrë 14.000 denarë nga arka e parë dhe 5.300 denarë nga arka e dytë. Me paratë e mara ai është larguar nga bastorja, duke u kërcënuar që mos ta denoncojnë në polici”, tha zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Pas denoncimit në polici, nëpunës të SPB Tetovë kanë bërë kontroll në bastore. Josifovski tha se posedojnë informata fillestare në lidhje me identitetin e kryerësit të veprës dhe dyshojnë se është i mituri i njejtë që ka kryer plaçitje në një bastore tjetër para një kohe të caktuar.

SPB Tetovë vazhdon me masa dhe aktivitete drejt zbardhjes së rastit dhe ngritjes së padisë kundër personit të mitur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button