Vdekje politikës, liri popullit

Një nga artikujt më të mirë në serinë me titull: “Si do të ishte, kur do të ishte” në Maqedoni, me siguri do të ishte ndonjë artikull me temë depolitizimi. Ky është një rehatllëk për të cilin ëndërrojnë shumë qytetarë këtu, por, njëherit është edhe një ëndërr e largët të cilën e shohin se bëhet realitet vetëm në shtetet tjera. Por, të gjithë e shohin se kjo ëndërr po realizohet madje edhe në shtetet që deri dje për ne kanë qenë jonormale si, Shqipëria (bunkerë), Serbia (Millosheviq), Bullgaria (dy çërveni). Vende këto të cilat, me siguri, deri para disa viteve, kur në to këndohej kënga: “Në botë ekziston një mbretëri, në të cilin mbretëron…” – mendonin në Maqedoninë!

Me siguri ka shumë për të shpjeguar se si ne u bëmë kaq tersene, edhe pse nuk dukej se jemi mbrapsht, por e gjithë kjo do jetë sillet rreth dy kategorive: hapësirë dhe kohë.
Kështu, sa i përket kategorisë hapësirë, në vend se ne vetëm se kemi shënuar se nuk ndërtohet shtëpi në rrugë, ne duhej ta përforcojmë shtëpinë mu nga ky taksirat. Gjegjësisht, pasi Maqedonia ndodhet në rrugë ndërmjet çdo lloj fqinjve dhe udhëve, atëherë ajo duhej të jetë e hapur, bile edhe pa taksa rrugore. E jo kështu siç është tani: me dushmanë përreth, dushmanë jashtë, dushmanë brenda dhe në fund, dushmanë të vetvetes dhe DETONATOR! Gjithashtu, pasi Maqedonia është aq e varur nga rajoni, atëherë me siguri që nuk mjafton të lexohen vetëm “NIN” dhe “Politika”. Për arsye se aty nuk shkruhet asgjë në lidhje me, për shembull, kolumnën e Pandeli Majkos, e cila u publikua dhjetë herë nga ana e mediumeve greke dhe shqiptare dhe në të cilën flitet për perspektivat e marrëdhënieve greko-shqiptare me aksent të veçant në Maqedoni dhe në politikanët shqiptarë të këtushëm. Gjithashtu, në ato dy mediume nuk shkruan asgjë për, për shembull, bullgarët në Shqipëri dhe në Kosovë?!

Kategoria kohë nga ana tjetër, mund të ilustrohet me shumë momente të gabuara, por në përgjithësi ka të bëjë me mospërputhjen e një termini. Bëhet fjalë për atë që ne deri më tani e kemi ngrënë Maqedoninë, para se ta ndërtojmë ose para se ajo të piqet. Sillemi ngjashëm si ndërmjetësuesit për tenderët, te të cilët thuan se ka raste kur ryshfeti realizohet bile para kryerjes së vetë punës!
Si ndryshe shpjegohet privatizimi para denacionalizimit ose lustrimi pas aq politizimi e partizimi, në qoftë se jo me kohë të gabuar? 

Në ndërkohë, madje në një moment të caktuar shpallet fundi i denacionalizimit, nga njëra anë, ndërsa lustrimi zhvillohet edhe për herë të tretë  me kategorizim të ri të njerëzve të fuqishëm ose oligarkë të cilët janë të lidhur ngushtë me denacionalizimin dhe privatizimin! Atëherë nuk është për tu çuditur në qoftë se del dikush që do të parandalojë marrjen e drunjëve të konfiskuar nga,  me siguri, pylli ende i pa denacionalizuar në Berovë. Ose se, thjeshtë, nga dyshimi, qytetarët nuk do të përkrahin as propozim-ligjin e shkëlqyeshëm për ndalim të tharjes së rrobave në ballkon. Ashtu siç është më se e qartë se formulimi i ri i oligarkëve është e diçka e veçantë për dikë, kështu edhe ky propozim-ligji, me siguri ka për detyrë vetëm t’ia shkatërrojë biznesin dikujt, e jo në të vërtetë të vendosë rend në tharjen e rrobave! Mbase të ndonjë importuesit ose prodhuesit të kapëseve të rrobave?! 

Ekzistojnë dy mënyra për të arritur depolitizim. Njëra mënyrë është e bukur si në ëndërr, secili ta kryejë detyrën e tij në mënyrë sa më të mirë dhe gjithçka të jetë normale. Dhe mënyra tjetër, mbase si ankthi që po e përjetojmë, dhe e cila quhet apati. Deri te mënyra e parë arrihet nëpërmjet politikanëve të ndërgjegjshëm, institucioneve dhe një çikë shteti juridik, ndërsa deri te mënyra e dytë arrihet ashtu si edhe arritëm, duke humbur lezetin nga politikanët dhe institucionet. Por, përderisa bota është e këtillë dhe përderisa duhet të ekzistojë shteti, ne do ta ëndërrojmë mënyrën e parë të arritjes së depolitizimit, përndryshe fundi i  denacionalizimit mund të fitojë kuptim të ndryshëm tekstual: de-nacionalizim!

Deri atëherë, do me thënë, deri kur politikanët nuk e kryejnë punën e tyre sa më mirë që munden, nuk do të na largojnë nga politika. Deri atëherë gazetarët do të këndojnë, njerëzit e rritur dhe familjarë do të interpretojnë se çka është familja dhe ja, madje edhe këto kolumna nuk do t’ju dedikohen shfaqjeve teatrale dhe librave. Deri atëherë, nga shfaqet dhe  librat do të duhet ta zgjedhim Bertolt Breht i cili ka shkruar: “Lloji më i keq i analfabetit është analfabeti politik. Ai nuk dëgjon asgjë, nuk sheh asgjë, nuk kyçet në jetën politike. Ai nuk duket se e di që çmimi i jetës, çmimi i mëkatit, i miellit, i qerasë, i barnave, të gjitha këto varen nga vendimet politike. Ai madje krenohet me indiferencën e tij politike, ngre gjoksin dhe thotë se e urren politikën. Ai imbecil nuk e di se nga mos kyçja e  tij në politikë rrjedh prostitucioni, fëmija i braktisur, vjedhësi dhe më e keqja, politikanët e korruptuar që ngarendin për kompanitë multinacionale eksploatuese.” 

Ramadan Ramadani
(Fokus, 05.04.2012)
©për shqip: Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button