Shkupi e fitoi derbin shqiptar, Shkëndija radhit fitoret

Xhiroja e 16-të e Ligës së Parë të Maqedonisë solli futboll mjaft cilësor dhe me shumë gola të shënuar.
Në stadiumin e Çairit në Shkup u luajt derbi i dy ekipeve shqiptare FC Shkupi dhe KF Renova, ku fitues dolën nikoqirët me rezultat të lartë 4:1 (2:1).
Skuadra e trajnerit Ardian Nuhiu e filloi furishëm ndeshjen me aksione të shpejta dhe konkrete dhe në minutën e 13-të shënoi golin e parë pas asistimit të Mbellas për Stojkovskin. Më pas golin e dytë e shënoi Alen Jasharovski në minutën e 20-të. Shkupi kishte edhe dy raste tjera gjatë kësaj periudhe, kur fillimisht goditja e Bajramit përfundoi në duart e portierit Kobetiq, ndërsa Mbella pasi kaloi mbrojtësit, e fitoi duelin edhe me portierin, por shtylla ishte ndihmës i Renovës.

Mysafirët zbutën epërsinë në minutën e 30-të, me një kundërzbritje të shpejtë, e që realizoi Jusufi, e që ky ishte rezultati i pjesës së parë. Edhe në pjesën e dytë Shkupi dominoi me lojë dhe raste, ndërsa konkretizoi vetëm dy. Përsëri shënoi Jasharovski në minutën e 59-të, ndërsa golin e fundit e shënoi Ermedin Adem në minutën e 71.

Shkëndija nuk mendon asgjë tjetër përveç fitoreve, kësaj radhe viktimë e kuqezinjve ishte “Skopje” që u mund me rezultat 4:0. Tre gola ishin vepër e Ferhan Hasanit, ndërsa një Bejtullai.
Në ndeshjet tjera Sileksi ka fituar me 2:0 Pobedën si mysafire, ndërsa pa fitues 1:1 përfundoi ndeshja Akademija Pandev – Rabotniçki. /Portalb.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button