Kacin: Vrasësit kanë emër dhe mbiemër e jo përkatësi etnike

Nënkryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian për Marrëdhënie me Evropën Juglindore, Jelko Kacin sot në një deklaratë me shkrim ka dënuar vrasjen e pesëfishtë në fshatin Smillkovcë dhe porositi se organet hetuese dhe gjyqësore medoemos duhet punën e tyre ta kryejnë plotësisht dhe në mënyrë efikase.

“E domosdoshme është që të vërtetohet se kush është përgjegjës për këtë vrasje mizore, me ç`rast do të shmanget atmosfera e pasigurisë dhe mosbesimit. Liderët e Maqedonisë dhe organet shtetërore patjetër duhet të bëjnë çmos që të parandalohet shpërthimi i përleshjeve etnike”, shkruan Kacin

Sipas tij, asnjë bashkësi etnike nuk ka lidhje me këtë krim, por, siç thotë, bëhet fjalë për vrasës me emër dhe mbiemër./portalb  

Lajme të ngjashme

Back to top button