Brejviku sfidon gjykatën

Fanatiku Anders Behring Brejviku i cili ka pranuar vrasjen e 77 njerëzve në masakrën e vitit të kaluar në Norvegji, ka thënë në seancën e sotme gjyqësore se nuk e njeh autoritetin e gjykatës.

Brejvik, 33 vjeç akuzohet për terrorizëm dhe për vrasjen e 77 njerëzve më 22 korrik të vitit të kaluar, tetë në shpërthimin në Oslo dhe 69 kryesisht të rinj, në ishullin Utaja, në të njëjtën ditë.
Breivik tha se vrasjet janë bërë si shenjë proteste kundër politikave liberale të emigrimit të Norvegjisë dhe kanë qenë të nevojshme për të mbrojtur Norvegjinë nga myslimanët.

Breivik, që ka ngritur grushtin në shenjë përshëndetje teksa ka arritur në gjykatë, ka thënë se nuk e njeh juridiksionin e gjykatës, meqë, sipas tij, “ajo ka mandatin e partive politike norvegjeze, që mbështesin multikulturalizmin”.

Më herët, avokati i Brejvikut Geir Lipestad paralajmëroi publikun që të përgatitet për dëshmi “të vështira dhe sfiduese” nga Brejviku.

Breivik ka qarë gjatë seancës së sotme gjyqësore. Nuk bëhet fjalë për ndonjë shenjë pendese pasi ia në fakt ka lëshuar lot nga sytë në momentin që është shfaqur video e tij propagandistike. /bbc

Lajme të ngjashme

Back to top button