Rama-ambasadorëve: Promovoni Shqipërinë para investitorëve të huaj

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me ambasadorët e Shqipërisë në botë.

Në aktivitetin me temë “Ridimensionimi i Diplomacisë Ekonomike Shqiptare: Sfida dhe Mundësi”, në Tirana Business Park, kreu i Qeverisë është ndalur tek rëndësia e tërheqjes së investitorëve të huaj në sektorët e ndryshëm prioritarë të ekonomisë, transmeton Opinion.
Kryeministri Rama tha se është i rëndësishëm promovimi e zgjerimi i eksporteve dhe njohja e Shqipërisë si destinacion turistik gjatë të gjithë vitit.

Rama: Shërbimi i jashtëm duhet të mbështesë investimet e huaja dhe zhvillimin ekonomik duke bashkëpunuar me qeverinë dhe bashkitë e vendit. Ridimensionimi i diplomacisë ekonomike nuk është objektiv që mund të përmbushet thjesht nga diplomatët, por kërkon kalimin në një nivel tjetër të koordinimit me ministritë që janë të përfshira drejtpërdrejt në funksion të zhvillimit ekonomik dhe rritjes së investimeve të huaja. Unë besoj që me disa objektiva të qarta, me vullnetin për ta bërë këtë ndryshim së bashku, jam i bindur që kjo përpjekje e përbashkët do të sjellë ndikim në përmirësimin e imazhit të vendit. Shqipërinë duhet ta shohin si një vend të rëndësishëm dhe jo rreziqesh imagjinare. Nuk është më fjala për një treg të vogël si Shqipëria, por rajonal.

Kryeministri tha se turizmi është fusha ku duhet të fokusohet më shumë diplomacia ekonomike.

Rama: Ka një rritje të interesit për investimet në turizëm dhe në energji. Do të ketë një plan konkret për të zhvilluar marrëdhënien edhe me Diasporën. Është e rëndësishme që në funksion të kësaj qasje të re për ta vendosur shërbimin e jashtëm në dispozicion të investimeve. Ne kemi edhe një zv/ ministër për të ndërvepruar me ambasadorët dhe me kompanitë për të bërë të mundur që ne të marrim shumë më tepër dhe të anashkalojmë shumë burokraci dhe vështirësi në komunikim nga vendet ku operoni çdo ditë në ministri apo institucionet e tjera.

Qeveria ka një plan konkret për diasporën tha kryeministri, ndërsa e vlerësoi një burim të pa shfrytëzuar për kapacitet intelektuale por edhe ekonomike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button