Gjoba deri në 45 euro për mungesë të pajisjeve dimërore

Me të filluar sezoni dimëror, ngasësit e veturave duhet të posedojnë zinxhirë dhe goma dimërore për veturat e tyre.

Sipas ligjit, për mosposedim të këtyre pajisjeve gjoba është 45 euro. Disa qytetarët thonë se janë përgatitur me pajisje dimërore, ndërsa disa të tjerë duken të mos jenë të informuar për rregullat dimërore në komunikacion.

Me ardhjen e stinës së dimrit, rrezikshmëria në komunikacion rritet, andaj MPB deri te qytetarët apelon të jenë më të kujdesshëm dhe të përgatitur me pajisjet e nevojshme dimërore.

“Neni 404 i Ligjit për siguri në qarkullimin në rrugë parashikon se automjetet motorike dhe makineritë e punës kur marrin pjesë në trafik në rrugë jashtë vendbanimit, në periudhën prej 15 nëntorit deri më 15 mars detyrimisht duhet të posedojnë pajisje të caktuar dimërore”, nga MPB.

Nën pajisje dimërore për automjete motorike me peshë më të madhe të lejuar, e cila nuk tejkalon 3.500 kilogramë, si pajisje dimërore konsiderohen pneumatikët dimërorë në të gjitha rrotat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button