VMRO: Qeveria formoi agjencinë “Omerta” për keqpërdorime

Pas ardhjes në pushtet të Zaevit, Vices dhe Angjushevit u formua “Omerta” agjenci për sigurim, emri i së cilës në mafinë italiane do të thotë marrëveshje për heshtje.

Filluan të djegin makina të të gjithë pronarëve të kafeneve të cilët kanë angazhuar kompani tjera sigurimi. Sipas strategjisë të LSDM, vijon keqpërdorimi i institucioneve për fitimin e parave, reagon VMRO pas aksionit të policisë dhe Drejtorisë për të ardhura publike në Shkup, Manastir dhe Prilep, transmeton Portalb.mk.

“Mbrëmë vonë cak i policisë dhe DAP ishin lokalet në Prilep dhe Manastir, të cilat nuk kanë lidhje ose nuk kanë paguar dikujt nga udhëheqësia lokale të LSDM apo direkt Vices. Kush i lajmëroi për inspektimet ata të cilët nuk paguan gjoba? Sa paguhen Zaev dhe Vice për një telefonatë të tillë? Vikendin e kaluar Zaev dhe nënkryetari i LSDM-së Oliver Spasovski keqpërdorën policinë speciale për të trembur pronarët e lokaleve të caktuara në Shkup dhe mysafirët e tyre. Krijuan dëme edhe te ata që nuk u vërtetua që kanë bërë asnjë shkelje. Mysafirët e tyre u përzunë dhe u frikësuan, u përçua një mesazh se kë duhet të angazhojnë si sigurim dhe ku duhet të përfundojnë të hyrat e tyre. Zoran Zaev, Vice dhe Angjyshev përveç se kanë përgjegjësi për vendimet dhe veprat kriminale, ata mbajnë përgjegjësi edhe për të gjitha vendimet anti maqedonase që i marrin. Në situatën ku Zaev fshin nga librat e historisë dhe dorëzohet nga mijëra viktima, kur bën marrëveshje për fqinjësi të mirë, me ata që ia morrin përkatësinë nacionale heronjve tanë, apo sjell ligje që Maqedonia të bëhet shtet dy gjuhësor, atëherë pritet që të ketë keqpërdorime, vrasje dhe keqpërdorim jo vetëm të policisë por edhe të institucioneve tjera”, njoftojnë nga VMRO.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button