Vajza “më e bukur” në botë, ju prezantojmë me ‘Miss World 2017’ (VIDEO)

Vajza më e bukur në botë është zgjedhur Manushi Chhillar, përfaqësuesja e Indisë.  Ajo ka arritur të rrëmbejë kurorën e bukurisë “Miss World 2017” në ceremoninë e organizuar në Kinë. Bukuroshja 20 vjecare i sjell këtë titull vendit të saj, 17 vjet pas Priyanka Chopra-as, shkruan Class.  Chhillar mundi në këtë garë 180 vajza, mes tyre Stephanie Hill e cila u zgjodh shoqëruesja e parë e miss-it dhe Andrea Meza, shoqëruesja e dytë, përkatësisht miss Anglia dhe miss Mexico.  Chhillar ka studiuar për mjekësi në Shkollën e Shën Thomasit në Nju Delhi. Ajo ka pasion baletin klasik, zhytjen dhe një nga dëshirat e saj është që të hapë disa spitale në zonat rurale. 

Modele mis bota1 Modele mis bota Mis Bota Mis Bota1

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button