Sot beteja në KLD

E gjithë vëmendja sot do të përqendrohet në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ku edhe do të zgjedhet kreu i këtij institucioni. 

Mediat sot përmendin kandidaturat e mundshme që Presidenti Bamir Topi, në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, mund të propozojë për të zëvendësuar Kreshnik Spahiun, por jo Elvis Cefën, i cili u zgjodh të enjten e shkuar anëtar i KLD-së me votat e mazhorancës. 

Gjatë qëndrimit në qytetin e Korçës këtë fundjavë për festën e Pashkëve ortodokse, Presidenti Topi tha se zgjedhja e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë është e drejtë kushtetuese e tij. Në fillim të mbledhjes së sotme KLD do të mblidhet për t’u njohur me zgjedhjen e anëtarit më të ri Elvis Cefa. 

Kreu i shtetit u tregua i kujdesshëm duke mos u përfshirë aspak në debatin e fortë të zhvilluar në Kuvend mes mazhorancës dhe opozitës në lidhje me votimin për vendin vakant.

Ai theksoi se nuk mund të komentojë ngjarjet në Parlament, por sigurisht KLD do të ndjekë rregullat e qarta që bazohen në Kushtetutë dhe ligj./topchannel 

Lajme të ngjashme

Back to top button