Pas flirtit me Pitt, aktorja australine do të takojë Jolie, por reagimi i saj e bën të stepet

Mund të shpresojmë për një ribashkim të Brad Pitt dhe Angelina Jolie?  Veprimi i kësaj të fundit në “Hollywood Film Awards” ka ndezur një dritë jeshile në fund të tunelit, pasi na ka lënë të nënkuptojmë se ajo është ende xheloze për ish- bashkëshortin e saj, shkruan Class.

Aktorja australiane, Margot Robbie ka dashur të prezantohet me Jolie, por reagimi i saj nuk ka qenë dhe aq i ngrohtë. “E di se kush je”, i ka thënë Jolie- Robbie, e cila është stepur menjëherë pas kësaj përgjigjeje që nuk e kishte pritur.

Po pse ky reagim i 42-vjeçares? Duket se historia nis rreth 2 vite më parë, ku Pitt dhe Margot u përfolën për një flirt me njëri- tjetrin gjatë xhirimeve të filmit “The Big Short”, madje thuhej se Jolie ishtë përpjekur që ta ndalonte Brad të ishte pjesë e kastit. Flitej se ai e kishte tradhtuar në atë kohë me Margot, ndonëse nuk u vërtetua asgjë… të paktën ne kaq dimë.

Burime për “In Touch” u shprehen se reagimi i ish- bashkëshortes së Pitt, ishte një shenjë e qartë që ajo ushqen ende ndjenja për të. Ky do të ishte një super lajm i mirë për të gjithë.

Ndarja e Jolie dhe Brad Pitt ishte një ndër lajmet më të bujshme, dhe ndonëse u bë një kohë e gjatë që ata nuk janë bashkë, shpresat për ribashkimin e tyre nuk janë shuar, madje çdo reagim të aktorëve, e shohim si një përpjekje për t’u rikthyer sërish krah njëri-tjetrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button