Bilanci i viktimave prej përmbytjeve në Greqi arriti deri në 19

Janë gjetur tre trupa të reja të viktimave prej përmbytjeve katastrofale në Greqi, me çka numri i të vdekurve arriti deri në 19, kumtuan autoritetet greke, raporton MIA.

Trupat janë në proces të identifikimit, thonë autoritetet, përcjell Portalb.mk.

“Akoma nuk e dimë nëse këta trupa janë të personave të cilët rezultojnë të zhdukur, fillimisht duhet t’i identifikojmë”, theksoi Nikos Papaevsatiu, drejtuesi i Qendrës operative kombëtare për mbrojtje shëndetësore.

Ai theksoi gjithashtu se trupat janë gjetur në qytetin Mandra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button