Xhaferi: Parlamenti mund të hap rastin e Lagjes Trimave vetëm të shihet përgjegjësia politike

Kryeparlamentari i Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi mbrëmë në emisionin ‘360 shkallë’ në Alsat-M krahas shumë çështjeve që ndërlidhen me punën e parlamentit, ka folur edhe mbi ngjarjet tek Lagja e Trimave.

Parlamenti mund të hap si lëndë Lagjen e Trimave përmes komisionit anketues që do të kishte ingerenca të shqyrtojë rastin në atë drejtim që të shihet përgjegjësia politike, ka deklaruar kështu mes tjerave kryeparlamentari Talat Xhaferi, përcjell Portalb.mk.

“Deputetët flasin mes vete edhe për këto çështje, nuk ka çështje që nuk diskutohen, kur do të shihet momenti më i volitshëm politik që të bëhet një iniciativë e tillë, parlamenti do të procesojë rastin deri në fund dhe nëse shumica parlamentare sjell vendim për formimin e një trupi të tillë sigurisht që i njejti trup do ketë ingerenca që të shqyrtojë përgjegjësinë eventuale politike për dikë i cili është bartës i funksionit politik apo ekzekutiv, në asnjë rast parlamenti nuk ka ingerenca hetuese apo gjyqësore që të gjykojë lidhur me ndonjë rast”, ka deklaruar kështu Xhaferi.

LEXO: Zbulohen detaje të reja se si është organizuar aksioni policor në “Lagjen e Trimave” (VIDEO)

LEXO: Rasti “Kumanova”, i liruari Besnik Ajdini: Ja tmerri që përjetova (VIDEO)

Sipas tij, sinjal pozitiv është që qeveria ka gadishmëri që të përfshijë ekspertë ndërkombëtarë të shqyrtojnë këtë rast të ndieshëm.

“Ajo do jetë e rëndësishme të ndodhë në Maqedoni me qëllim që të pastrohen të gjitha dilemat dhe aspektet se si ka ndodhur ky rast dhe do jetë mirë nëse qeveria do të shkojë deri në fund me këtë çështje”, ka sqaruar kështu kryeparlamentari Xhaferi.

 

LEXO: BDI: Hetim ndërkombëtar për rastin e Kumanovës, e vërteta e plotë të del në sipërfaqe

LEXO: Aleanca për Shqiptarët: ndërhyrje urgjente e faktorit ndërkombëtar për epilogun politiko-gjyqësor të rastit të Kumanovës

LEXO: Spasovski: Qeveria do të nisë hetim ndërkombëtar për ngjarjet në Kumanovë

LEXO: Rasti “Kumanova”, ja si dhe kush duhet ta bëjë hetimin ndërkombëtar

LEXO: Shtatë shekuj e gjysmë burg dhe 7 burgime të përjetshme për “Grupin e Kumanovës” (FOTO+VIDEO)

LEXO: “Rasti Kumanova”, burg të përjetshëm për Sulejman Osmanin

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button