SHOQATA E BORDELEVE POETIKE

Sot do qortohem rëndë me ty, poezi, më je bërë si prostitutat që shiten për pak para. Sa lehtë të mashtrojnë për 50 e 100 euro. Si s’të vjen turp, të kanë marrë në dorë e të udhëheqin personat e bordeleve, të shk…në si  ato femrat të lëna  e pa përkujdesjen e askujt të detyruara t’ua shuajnë epshet shtazarake meshkujve për pak para.
Poezia ime e dashur në ç’gjendje ke rënë, prej botës sate të shejtë shpirtërore e qjellore je  transformuar në botën e Klubeve të Natës, të Bordeleve artistike. Prej botës së frymëzimeve imagjinative e emocioneve intuitive je transformuar në botën e poetëve të poshtërruar e tinëzarë, të kriminalizuar e të degjeneruar.

Ku mbeti definicioni apo ai ligji juaj shpirtëror e hyjnor që i dedikohej lumturisë e kënaqësisë poetike, Tani e kuptova pse Aristoteli, ty poezi, të krahasonte me disa lloje karakteresh të veçanta: poetët qê kishin karakter të dobët e përkulës para pushtetarëve e parasē krijonin vepra të dobēta, kurse ata që kishin karakter të lartë  e jo përkulës para pushtetarëve krijonin kurora bukurie poetike. Ndjenjat e bukura bashkë me dëshirat e thella shpirtërore ekzistojnë në njeriun që nga lindja, kurse poetët me botëkuptime të ulëta materiale e kolektive 100, 200 apo 300 euroshe nuk mund ta kuptojnë qëllimin, detyrën, idealin e vërtetë të artit poetik.

Të gjitha veprat e Shoqatave apo Klubeve të Bordeleve poetike krijojnë ndjenjë dobësie personale, këto ndenja konfliktesh interesash bëhen shkaktar  urrejtjeje ndaj artit, e urrejtja asnjëherë nuk mund të bashkohet me artin e mirëfilltë. Pra, arti, poezia përherë e gjithnjë është opozitë e pushtetarëve dhe materiales, kur politikanët gabojnë e mashtrojnë atëherë hyn fuqia e shpirtit poetik, jo për të fituar të mirat materiale, por për të korrigjuar e ndaluar të keqen shoqërore. Për fat të keq Shoqatat e Bordeleve Poetike, jo që e ndalojnë të keqen materiale, por e forcojnë me larjen e parave të personave të caktuar.

Poezia s’është brumë i kuzhinierëve partiak, ministror e qeveritar për të fituar lekë e para,  por brumë ku gatohet kultura, arti  meditimi dhe dashuria. Poetët që e humbin hyjnoren poetike, e shumica e humbin këtë shpirt të hyjnores artistike për shkak të konfikteve të interesave personale nëpër Shoqatat e Bordeleve Artistike.
Poetët që s’kanë estetkë shpirtërore nuk mund të kenë as estetikë formale, sepse shpirtrat e lartë poetikë të furnizuar me vlera të larta artistike prezantojnë edhe vlera formale.

Rrofshin Shoqatat e Bordeleve Poetike, rrofshin hekurosjet e parave shtetërore poetike! me

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Shkrim i mire. Por c’te besh kur ne te vertete edhe ashtu ndodh. Eshte deshprim gjendja ne te cilen ndodhen artistet tane te mjere. Jane pikerisht si puna e atyre te Aristotelit, qe u servilosen pushtetareve dhe sunduesve te tyre. Arti nuk eshte per fukarenje edhe ne shpirt edhe ne xhep, kjo duhet dalluar mire. Arti nuk eshte as per ata qe ne emer te kofes me llak dhe furces, privatizojne famen dhe miresine e te madhes Nene Tereze! Po ti, i nderuar- mendon se poezia dhe arti, ne pergjithesi, eshte prodhim intelektual qe duhet kultivuar? Apo kete nuk e lejojne vellezerit tane te hixhabit dhe burkes, edhe ate ne emer te all…. Pergezim edhe njehere, por nese pyetjes time i jep pergjigje negative, atehere me vjen keq. Duhet kerkuar rrugen e vertete ):

Leave a Reply to Agim. M. Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button