Filluan ligjëratat e para të studimeve të magjistraturës në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup

Në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup filluan ligjëratat e para të studimeve Islame të magjistraturës. Efendi Ebibi, falënderoi të pranishmit si dhe nënvizoi rëndësinë e ciklit të dytë të studimeve për mastër pranë FSHI-së.

Më pas, ligjeratën e parë pranë studentëve të këtij cikli e mbajti Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi.

“Nga sot ne, si Institucion, si vatër e lartë arsimore, fillojmë me studimet pasuniversitarë, të cilat janë studime të thelluara shkencore apo profesionale/shkencore të cilat vazhdohen pasi që kandidati i caktuar i ka mbaruar studimet themelore universitare dhe ka fituar thirrje universitare në bazë të Ligjit në fuqi! Studimi, për ne myslimanët, duhet të kuptohet si urdhër i shenjtë që vlen deri në frymën e fundit. Nuk guxojmë të mendojmë se urdhëri “Lexo-studio” vlen vetëm për deri në klasë të katër, të tetë, me përfundimin e shkollës së mesme apo me përfundimin e fakultetit. Ky urdhër i shenjtë vazhdon dhe duhet të na motivojë deri në frymën tonë të fundit. Natyrisht, kërkohen kushtet dhe mundësitë! Ja, tani më e kemi mundësinë e studimeve pasuniversitarë të nivelit Master. Dhashtë Zoti që këto studime të krijojnë mundësi dhe potencial edhe për programet e tjera të avancuara deri në studime doktorature! Edhe këtë synim do ta arrijmë me ndihmën e Allahut Mëshirëplotë, pa asnjë dyshim! Do ta arrijmë dhe, në këtë mënyrë do ta kemi kuadrin tonë profesional, i cili, gjithsesi që do të na nxisë dhe do të na japë kurajo e mbështetje profesionale që, Fakulteti i Shkencave Islame një ditë të arrijë statusin e Universitetit islam me fakultete e degë përkatëse” tha mes tjerash, Reisul Ulema i BFI-së H. Sulejman ef. Rexhepi.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button