Një trup i pajetë gjendet në ujërat e Liqenit të Ohrit

Një trup i pajetë është vërejtur dje në ujërat e Liqenit të Ohrit në afërsi të plazhit “Bafallo biç” tek ura në kanalin “Studençisht”.

Trupin, siç informojnë nga policia e Ohrit, në orën 11 e 55 minuta e ka vërejtur një kalimtar rasti i cili ka lëvizur nëpër shtegun për këmbësorë nga ura tek kanali “Studençisht” drejt “Parkut” rreth dy metra largësi nga bregu. Ngjarjen menjëherë e ka denoncuar tek policia e liqenit.

Në vendin ku është gjetur trupi i pajetë po bëhet ekspertizë e udhëhequr nga Prokurori publik dhe ekipet policore të SPB Ohër.

Policia e ka konfirmuar identitetin e personit trupi i pajetë i të cilit sot në orën 11:55 minuta u vërejt në ujërat e Liqenit të Ohrit në afërsi të plazhit “Bafalo Biç” tek ura në kanalin “Studençishtë”

Bëhet fjalë për Filip Gj. (24) nga Kërçova , me vendqëndrim në Ohër, i cili më 16 të këtij muaji u paraqit në
polici si i zhdukur.

Pas urdhrit të prokurorit publik, në spitalin e Manastirit do të bëhet autopsia për verifikimin e arsyeve për vdekjen

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button