Thaçi ngushëllon Gruevskin

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar telegram ngushëllimi homologut maqedonas, Nikolla Gruevski, me rastin e vrasjes së pesë qytetarëve të Maqedonisë.

“Kemi besim të plotë që ky akt, sado i rëndë dhe kriminal, do të përballohet me ndjenjën e të përmbajturit, të maturisë dhe të ruajtjes së klimës ndërnacionale në Republikën e Maqedonisë”.

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të gjitha institucioneve të Maqedonisë dhe familjeve të viktimave, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet pos tjerash në telegramin e kryeministrit Thaçi./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button