Ndarja e mjeteve të shfrytëzuesve të buxhetit të pushtetit qendor dhe mes fondeve, sot në seancë kuvendore

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë seancën e 20-të.

Pika e vetme në rend të ditës së kësaj seance është “Propozim vendimi për ndarjen e mjeteve mes shfrytëzuesve të buxhetit të pushtetit qendor dhe mes fondeve”.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë dje e shyrtoi dhe e miratoi këtë Propozim-vendim. Ndarja e mjeteve, siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, bëhet që të sigurohen mjete për pagesë të obligimeve të arritura për llogari të projekteve, te të cilat është vërejtur intensitet i ngadalsuar i realizimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button