Sukses i rëndësishëm për Junajtid

Mançester Junajtid fitoi me 4-0 përballë Aston Vilës për të ruajtur diferencën kundrejt Mançester Citit.

Falë penaltisë së Uejn Runit që në minutën e shtatë vendasit fituan me 1-0, ndërsa pa përfunduar gjysma e parë në minutën e parafundit, Uelbek e dyfishoi rezultatin.

Runi shënoi edhe golin e dytë personal në të 74-ën, ndërkohë që Nani vendosi rezultatin përfundimtar të takimit në minutat shtesë (90’+3).

Kjo fitore e mban Mançester Junajtid pesë pikë larg rivalit Mançester Citi kur kanë mbetur edhe katër ndeshje për t’u zhvilluar përfshirë derbin në “Emirates Stadium”. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button