Cërvenkovski: Asnjë shans për anëtarësim në NATO

Lideri i Lidhjes Social-Demokrate të opozitës, Branko Cërvenkovski, thotë se Maqedonia nuk ka as gjasa minimale që të arrijë të marrë ftesë për anëtarësim në NATO në samitin e aleancës, që do të mbahet gjatë muajit maj në Çikago.

Për këtë situatë, Cërvenkovski akuzon pushtetin aktual, i cili, sipas tij, me veprimet e deritashme ka dëshmuar se prioritet i saj nuk është integrimi i vendit në strukturat euroatlantike.

“Nëse i përcjellim informacionet në opinion, pasi vetëm ato i kemi, pastaj deklaratat e zyrtarëve të NATO-s, të sekretarit të përgjithshëm Rasmusen, pastaj ato të përfaqësuesve të Uashingtonit zyrtar, të zotit Filip Riker dhe të ambasadorit Pol Uolers, por dhe deklarata tjera, mund të konkludohet se hapësirë për optimizëm nuk ka”, deklaron Cërvenkovski.

Ai i quan kontraverse paralajmërimet e Qeverisë, e cila, sipas tij, në njërën anë tenton që të relativizojë samitin e NATO-s dhe pritjet e qytetarëve, kurse në anën tjetër paralajmëron ofensivë diplomatike duke shfrytëzuar vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, si argument kyç. Por, edhe këtu, Qeveria, sipas kreut të LSDM-së, ka dështuar nëse merren parasysh vendet në të cilat kanë qëndruar drejtuesit e saj.

Pra, e gjithë kjo, sipas Cërvenkovskit, është edhe një dëshmi se për këtë pushtet NATO-ja nuk është prioritet. Cërvenkovski konsideron se, përgjegjësi për këtë mban edhe BDI-ja, e cila, në vazhdimësi para elektoratit të saj deklarohet se prioritet ka integrimin euroatlantike, e që në fakt është e kundërta./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button