Wikimedia gjermane fillon me projekt të ri

Wikimedia gjermane paradokohësh filloi një projekt të ri të quajtur Wikidata. Projekti ka për qëllim të mundësojë një burim të vetëm të përbashkët të të dhënave të strukturuara, që mund të shfrytëzohen në të gjitha versionet gjuhësore të Wikipedia.

Wikipedia në këtë moment ka mbi 280 versione të ndryshme gjuhësore të cilat përbashkojnë një numër të madh të informatave të ngjashme, siç janë datat e lindjes dhe definicionet. Deri tani nuk kishte një bazë qendrore të të dhënave, prej të cilës çdo version gjuhësor do të mund t’i merrte këto informata, kështu që opcioni i vetëm ishte që ato të futen në mënyrë manuale.

Projekti Wikidata tani do të mundësojë një burim të vetëm të të dhënave të strukturuara për të gjitha versionet gjuhësore, duke u mundësuar redaktorëve nga versionet e ndryshme gjuhësore të marrin të dhëna nga ky burim qendror në vend që t’i shkruajnë në mënyrë manuale. Kjo qasje është e ngjashme me mënyrën në të cilën shfrytëzohet Wikimedia Commons për këmbim të fajllave multimedialë.

Përdorimi i Wikidata pritet të rezultojë me një konzistencë dhe kualitet më të madh të artikujve në Wikipedia në versionet e ndryshme gjuhësore dhe do të vë në dispozicion më tepër informata në versionet më të vogla gjuhësore.

Wikidata dhe DBpedia

Në shikim të parë, si duket ka përputhje të konsiderueshme ndërmjet projekteve Wikidata dhe DBpedia, për shkak se të dy projektet punojnë me të dhëna të strukturuara të Wikipedia-s. Mirëpo, projektet dallohen në qëllimet e tyre:

DBpedia nxjerr të dhëna të strukturuara nga kornizat me informata në Wikipedia dhe i publikon në formatin RDF dhe në disa formate të tjera, e poashtu i përkrah edhe angazhimet e komunitetit të definohet nxjerrja e të dhënave që ato të mund të shfrytëzohen në Wikipedia dhe në platforma të tjera.

Nga ana tjetër, Wikidata mundëson që kornizat me informata të krijohen nga të dhënat e strukturuara të ruajtura në bazë të dhënash. Kjo mundëson që DBpedia t’i zvogëlojë përpjekjet e saja për nxjerrje të të dhënave nëpërmjet ripërdorimit të të dhënave të strukturuara të siguruara nga Wikidata./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button