‘Së bashku për Paqen’, ndihmë për familjet e viktimave

Iniciativa ‘Së bashku për Paqe’ paralajmëron vizitë në familjen e viktimave të vrasjes makabre në fshatin Smillkovcë, për t’u ofruar ndihmë juridike dhe materiale. Nga kjo iniciativë qytetare kërkohet që vrasja e 5 të rinjve të shërbejë si kthesë e cila do të shënonte fillimin e një epoke të re. Sipas përfaqësuesit të kësaj iniciative Petrit Saraçini, nëse situata e sigurisë nuk ka përmirësim, atëherë qytetarët do të organizohen për t’u bërë më shumë presion institucioneve.

“Një delegacion i kësaj lëvizjeje do të shkojë në Radishanë dhe Creshevë dhe familjeve atje do tu vëmë në dispozicion ndihmën tonë edhe materiale edhe juridike, çdo lloj ndihme derisa këto raste të zbardhen plotësisht dhe derisa të marrin edhe përfundim juridik”, deklaroi  Petrit Saraqini, Iniciativa së bashku për paqe.  

Saraçini paralajmëroi se më 18 prill do të organizohet një protestë paqësore para Gjykatës së Shkupit, në mbështetje të familjes së Mehamedali Jasharit, e cila kërkon drejtësi për djalin e tyre që humbi jetën një vit më parë, në shkollën e mesme Zdravko Cvetkovski në Shkup.

“Të mërkurën më 18 prill në ora 09 organizojmë protestë, në të vërtet familja e Muhamedali Jasharit,  organizon protestë para Gjyqit të Shkupit. Iniciativa së bashku për paqe, dhe disa lëvizje të tjera joformale të qytetarëve do t’i bashkëngjiten familjes dhe do ta përkrahin atë në protestë me qëllim që cilësimi prej ‘rrahjes me lëndime të rënda vdekjeprurëse’ të ndryshohet dhe të bëhet cilësim për veprën e ‘vrasjes”, tha  Petrit Saraqini, Iniciativa së bashku për paqe./Alsat-M/

Lajme të ngjashme

Back to top button