Në Kosovë në mesnatë fillon heshtja zgjedhore para raundit të dytë të zgjedhjeve lokale

 Në Kosovë sot përfundon fushata zgjedhore për raundin e dytë të votimit në komunat ku nuk ishin zgjedhur kryetarët në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, që u mbajtën më 22 nëntor.

Sonte në mesnatë hynë në fuqi heshtja zgjedhore, para votimit të ditës së diel.

Fushata zgjedhore ishte zbatuar në 19 komuna dhe ka zgjatur pesë ditë, me ç’rast kandidatët për kryetarë të komunave para qytetarëve i kanë prezantuar projektet të cilat planifikojnë t’i realizojnë nëse zgjidhen.

Vëmendje më të madhe shkaktoi zgjedhja e kryetarit të Prishtinës, ku në garë janë Shpend Ahmeti, nga Lëvizja Vetëvendosja, i cili në këtë funksion ishte edhe në katër vitet e kaluara dhe Arban Abrashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në raundin e dytë të votimit, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, do të ketë edhe në Gjakovë, Gjilan, Dragash, Istog, kaçanik, Kamenicë, Mitrovicën jugore, Obiliq, Tahovec, Podujevë, Prizren, Shtime, Ferizaj, Viti, Kllokot dhe Malishevë.

Në raundin e parë ishin zgjedhur kryetarët e 19 komunave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button