Mjegull në qafën e malit “Strazhë”

Në qafën malore “Strazhë” për shkak të mjegullës ka dukshmëri të zvogëluar prej 20 deri në 30 metra, për shkak të së cilës rekomandohet drejtim i kujdesshëm i automjeteve, kumtoi Lidhja auto-moto e Maqedonisë (LAMM) në raportin e sontëm për gjendjen e rrugëve.

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa në rrugë të lagështa.

Në fuqi hyri detyrimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit.

Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe pajtueshmëri me sinjalizimin e caktuar të qarkullimit. Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Maqedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button