Nevojitet promovimi më i madh i mundësive për mbrojtje përmes Avokatit të Popullit

Është e nevojshme promovim më i madh i Avokatit të Popullit dhe afrimit të tij deri te qytetarët që të mund të njihen me fuqinë që e ka kundrejt shtetit dhe institucioneve shtetërore është porosia kryesore e Raportit të tretë të projektit monitorim qytetar  të Avokatit të Popullit “Ombudsmani mes të institucioneve dhe qytetarëve”, që u promovua në Strumicë, transmeton MIA.

Në prezantimin e rezultateve mori pjesë Avokati i Popullit Ixhet Memeti  i cili  theksoi se me ligjin e ri rriten  mundësitë e institucionit.

“Është fakt se qytetarët ende nuk e perceptojnë në mënyrë të mjaftueshme se Avokati i Popullit mund  t’u ndihmojë, dhe mund t’u kundërpërgjigjet autoriteteve. Pushteti ka refuzim, por ne duhet të imponohemi, duhet të luajmë rolin tonë. Besoj se ligjin e ri dhe mundësitë e reja që o jep do të na mundësojnë të jemi institucion kombëtar ashtu siç duhet. Pse me ligjin e vjetër nuk kishim mundësi të promovojmë sepse nuk kishim para. Nuk mund të jetë institucion kombëtar, nëse nuk ka mundësi të promovojë,ndërsa për këtë duhet edhe njerëz”, tha Memeti.

Në pyetjen e gazetarëve, Memeti u përgjigj se me buxhetin për vitin 2018, për fat të keq nuk ka mjete për promovim.

“Në lidhje me promovimit të institucionit, që t’i afrojë qytetarët më afër deri te rregullativa juridike, në shoqërinë tonë nuk kemi marrë kurrfarë mjetesh. Duhet të promovojmë me donacione dhe projekte që nuk është në rregull. Në pjesën e rritjes së kapaciteteve kadrovike dhe përmirësimit të kushteve, kemi marrë mjete, por jo aq sa kërkonte ligji. Isha i detyruar të pranoj zgjidhje të cilat ministri i Financave i ofron”, tha Memeti.

Nga OJQ Info Qendra e cila së bashku me Komitetin e Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në RM, e zbaton projektin, thonë se hulumtimi në terren në zyrat rajonale të Avokatit të Popullit, aktivistë të shoqërisë civile dhe gazetarë kanë treguar se duhet të jetë imun nëj ndikimet politike dhe partiake, në buxhet të vetin dhe kapacitete më të mëdha kadrovike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button