Gostivar, ASH dhe BESA: Oliver Spasovski fajtor që nuk arritëm të mbajmë seancën konstituive

Këshilltarët komunal të Gostivarit nga radhët e Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa, kanë fajsuar ministrin e punëve të brendshme të Maqednosië Oliver Spasovski, për mos mbajten e seansës konstituive për Këshillim e Komunës së Gositivarit, përcjell Portalb.mk

Ata njoftojnë se deri dje kishin të siguruar shumicë prej 16 këshilltarësh për të konstituuar Këshillin e Komunës së Gostivarit, andaj edhe inicuan konvokimin e seancës konstituive për ditën e  sotme, por e njëjta dështoi.

“Mbrëmë në orët e vona në Gostivar ka qëndruar ministri i punëve të brendshme të Maqedonisë. Oliver Spasovski dhe duke keqpërdurur postin, ka arritur që me kërcënime dhe me shantazhime, të detyrojë disa këshilltarë të partive të vogla të kalojnë në anën e humbësit të zgjedhjeve.  Ne këshilltarët e Aleancës për Shqiptarët dhe të Lëvizjes Besa, nuk e pamë të arsyeshme që të jemi pjesë e një seance konstituive të manipuluar skajshmërisht, andaj edhe e lëshuam të njëjtën”, thuhet në njoftimin për media nga ana e këshilltarëve komunalë të Gostivarit nga radhët e Aleancës me Besë dhe të Lëvizjes Besa.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button