Të vrarit e Smillkovcit nuk kanë qenë të masakruar

Në lidhje me vrasjen e pesëfishtë afër fshatit Smillkovcë, sipas Pres 24, të katër djemtë dhe peshkatari më i rritur kishin fituar plagë nga armë zjarri në pjesën e sipërme të trupit ndërsa disa prej tyre kanë pasur plagë të njëjta dhe në këmbë.

Të gjitha plagët në to janë nga armë zjarri, një plumb kishte mbetur në trupin e njërit nga djelmoshat e vrarë. Kështu tregon obduksioni i Institutit për mjekësi ligjore, transmeton Pres 24.

Sipas Institutit, vdekja te të viktimave ka qenë e menjëhershme si pasojë e dëmtimit të organeve vitale. Ekspertët nuk kanë gjetur lëndime të tjera përpos atyre me plumba. Nga kjo, si pasojë rrjedh konkluzioni se të vrarit nuk kanë qenë të masakruar ose të torturuar para vrasjes.

Ekspertizën e kanë kryer 3 ekipe të mjekësisë ligjore të përbëra nga së paku 10 persona. /pres 24

Lajme të ngjashme

Back to top button