OKB: Më shumë se 100 refugjatë muslimanë Rohingya janë mbytur që nga fillimi i krizës më 25 gusht

Ata që kanë arritur kohëve të fundit na treguan se kishin pritur më shumë se një muaj në kushte dëshpëruese në brigjet e Mianmarit”, tha zëdhënësi i agjencisë së refugjatëve William Spindler. raporton Anadolu Agency (AA).

Më shumë se 100 refugjatë muslimanë Rohingya janë mbytur në fundosjen anijesh dhe incidente të varkave që nga fillimi i krizës më 25 gusht, bëri të ditur sot Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), përcjell Portalb.mk.

“Ata që kanë arritur kohëve të fundit na treguan se kishin pritur më shumë se një muaj në kushte dëshpëruese në brigjet e Mianmarit”, tha zëdhënësi i agjencisë së refugjatëve William Spindler në një konferencë shtypi të premten në Gjenevë.

Duke theksuar se rreth 30 varka të improvizuara mbërritën nga Mianmari në Bangladesh, duke mbajtur më shumë se 1.000 njerëz gjatë 10 ditëve të fundit, Spindler tha se “Në pamundësi për të paguar për kalimin, refugjatët janë duke ndërtuar varkat nga çfarëdo materiali që ata mund të gjejnë në duart e tyre, kryesisht shtylla bambu dhe kanaçe të zbrazëta jerry të lidhura së bashku me litar dhe të mbuluara me fletë plastike”.

Sipas OKB-së, popullsia totale e refugjatëve Rohingya në këtë zonë tani është mbi 833.000.

Refugjatët janë duke ikur nga një operacion ushtarak në të cilin forcat e sigurisë dhe turmat budiste kanë vrarë burra, gra dhe fëmijë, kanë plaçkitur shtëpitë dhe djegur fshatrat Rohingya.

Rohingya, e përshkruar nga OKB-ja si njerëzit më të përndjekur në botë, janë përballur me frikën e rritur të sulmeve, pasi dhjetra u vranë në dhunën komunale në vitin 2012.

OKB-ja ka dokumentuar përdhunimet në masë, vrasjet, duke përfshirë foshnjet dhe fëmijët e vegjël, rrahjet brutale dhe zhdukjet e kryera nga personeli i sigurisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button