Jankullovska, profili i vrasësve dihet, jo dhe identiteti

Profili i vrasësve të pesëfishtë është vërtetuar por jo dhe identiteti i tyre. Këtë e bëri të ditur ministrja e punëve të brendshme Gordana Jankullovska në një pres për gazetarët.

“Deri më tani janë marrë në pyetje rreth 100 persona. Në ndihmë të policisë kanë dalë dhe qytetarët përmes lajmërimeve në numrin 199 të cilët kanë dhënë kontributin në sqarimin e versioneve të mundshme të vrasjes. Është më pak e besueshme se të vrarit kanë qenë dëshmitarë të ndonjë krimi tjetër” tha Jankullovska. 

Ajo ka theksuar se në vendngjarje nuk janë gjetur elemente të ndonjë krimi tjetër. 

“Policia mbetet e angazhuar. Gjatë ditës së nesërme do të merren dhe deklarata nga familjet e viktimave. Deri më tani është e ditur se vrasësit kanë gjuajtur nga tre kënde, nga tre armë të ndryshme. Fillimisht janë vrarë djelmoshat e më pas peshkatari më i moshuar” lajmëroi Jankullovska.

Sipas saj, janë gjetur disa vetura të cilat kanë qenë objekt analize të policisë. 

“Njëra nga veturat është gjendur 10 kilometra larg vendit të krimit ndërsa në bazë të dëshmive që janë gjetur në të paramendohet që e njëjta të ketë pasur lidhje me vrasjen e pesëfishtë” tha numri një i policisë, Jankullovska.

Ajo ka përsëritur se drejtësia do të shkojë në vend dhe vrasësit do të ndëshkohen. / portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button