Uji nga ujësjellësi në Strugë është i ndaluar për pirje

Uji nga ujësjellësi në Strugë është ndaluar që të pihet për shkak turbullimin të tepruar, vlerave të shtuara të ngjyrave dhe mungesa e klorit që paraqet mundësi potenciale për konstatimin mikrobiologjik të ujit, deklaroi për MIA-n, Lidija Simonoska, udhëheqëse e repartit për higjienë komunale në Institutin e Shëndetit Publik në Ohër, njofton Portalb.mk.

“Rekomandimi për ndalesë është dhënë në bazë të rezultateve nga analizat e bëra nga tre vende: në një shkollë, në spitalin e përgjithshëm dhe në një shtëpi private, pas paralajmërimeve paraprake nga qytetarët, tha Simonoska.

Sipas saj, klorimi shtesë nuk mund ta ndryshojë gjendjen e tillë të ujit, por duhet të bëhet edhe pastrim i rrjetit dhe lëshimin e ujit nga hidrantët.

Ajo paralajmëron se analizat kimike do të bëhen edhe gjatë ditëve të ardhshme, por edhe se në mënyrë shtesë do të bëhet analizë mikrobiologjike. Deri atëherë, uji për pije është i ndaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button