Pas humbjes në Strugë hedhin parrullën ”Struga e sello”

Pas humbjes së ekipit të hendbollit nga Ohri, në përballjen direkte me rivalin e saj nga Struga,që u zhvillua në qytetin e Strugës pasditën e së shtunës.

Tifozët nga Ohri duket se nuk e pritën mirë humbjen dhe shpërthyen duke hedhur parullën “Struga e sello”(Struga është fshat),  duke e përsëritur atë për disa minuta rresht, konfirmojnë dëshmitarët okular.

Parrullën ofenduese tifozët nga Ohri e hodhën pas mbarimit të ndeshjes duke dalë nga salla sportive në Strugë që ndodhet ndërmjet godinave të shkollave të mesme në momentin që ishin duke hipur në autobusët të cilët ishin stacionuar në atë zonë.Dëshmitarët gjithashtu tregojnë se në vendngjarje ishin të stacionuara edhe uniformat blu të cilat ndoqën situatën për të evituar një përballje tifozwsh.E gjithë kjo situatë kaloi pa incidente konfirmojnë burimet e ”StrugaLAJM” që ishin prezent në këtë aktivitet sportiv./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button