Thaçi:Ali Ahmeti avokat i sllavëve

Për kryetarin e PDSH-së MenduThaçi, shqiptarët e Maqedonisë nuk duhet t’i kapë euforia e arritjeve fiktive sepse gjendja e tyre politike ,ekonomike, sociale dhe ajo e të drejtave lenë shumë për të dëshiruar deklaroi në Strugë në Kuvendin e degës së RDSH-së, lideri i opozitës shqiptare në Maqedoni.

”Shqiptarët u mashtruan më 2001 sepse u tha se u çliruan ” sepse tani pas dhjetë vitesh sipas Thaçit ata akoma diskriminohen, rrihen u shkelin të drejtat,shpërngulen edhe pse disa shqiptarë bëjnë avokatinë e arritjeve fiktive.

”Euforia dhe tradhtia janë njësoj, sepse pasojat i kanë të njëjta. Euforia që u krijua te kombi shqiptar këto dhjetë vitet e fundit me çlirimin e Kosovës, dhe ja sivjet, fatmirësisht ose fatkeqësisht me rastin e 100 vjetorit të Shqipërisë, pasojat i ka të rënda. Ne jemi i vetmi popull i Evropës që një milion i ka në një shtet ku shkelen të drejtat e ku ky popull nuk e gëzon lirinë . Më e keqe se tradhtia është avokatia e tradhtisë!U pajtova me mendimin e një ish funksionari komunist që tha se ‘100 vjetët e fundit, sllavët, avokat më të mirë se Ali Ahmeti nuk kanë pas”theksoi ai.

Tashmë, sipas liderit të PDSH-së, pengesë e realizimit të qëllimeve të shqiptarëve dhe të Platformës së PDSH-së janë disa shqiptar të cilët po i bëjën avokatinë kësaj situate të palakmueshme, për shqiptarët në Maqedoni .

E vetmja zgjidhje sipas liderit të PDSH-së është platforma e kësaj partie, e cila njëherë e mirë do vendos bazamentin e sigurt , sepse shqiptarët në Maqedoni pa qenë të barabartë në vendimmarrje dhe buxhet, asnjëherë nuk do të jenë të barabartë potencoi ai .

“Kemi edhe shumë sugjerime nga ndërkombëtarët, që të mos flasim për ndarje territoresh, ndaj ne kemi bërë një kompromis me federatë jo-territoriale. Pa qenë të barabartë ne vendimmarrje dhe në buxhet, të gjitha të tjerat janë shaka. Është iluzion perspektiva e Maqedonisë pa barazinë e shqiptarëve, sepse e rrethuar nga dy shtete shqiptare, Shqipërinë dhe Kosovën, nuk munden deri në pafundësi ta durojnë këtë shtypje dhe këtë diskriminim që u bëhet”,përkujtoi Thaçi .

Gjithashtu në këtë kuvend zgjedhor të degës së RDSH-së në Strugë Menduh Thaçi shpërndahu edhe libreza anëtarësie për prurjet e reja në këtë forum,njëkohësisht edhe i uroi punë të mbarë kryetarit të zgjedhur të RDSH-së ,Gojart Kaba. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button