Gojart Kaba në krye të RDSH-së në Strugë

Gojart Kaba mori sot besimin nga kuvendarët e degës së RDSH në Strugë ,për të udhëhequr me këtë struktur partiake në periudhën e ardhshme, ai zgjodh pasi u bë pjesë e një procesi zgjedhor mjaft transparent si kandidat i vetëm .

Në këtë aktivitet partiak prezent ishte edhe krytari i PDSH-së,Menduh Thaci, deputeti i zonës Ziadin Sela, si dhe krytari i degës së PDSH-së ,në Strugë Lavdrim Elmazi, si dhe mjaft aktivist të kësaj partie nga Struga .

Pasi mori besimin nga kuvendarët e degës së RDSH-së në Strugë ,Gojart Kaba përshëndeti të pranishmit dhe falënderoi kuvendarët për besimin e dhënë, si dhe propozoi listën me anëtarët e kryesisë së degës së RDSH-së e cila u miratua pa kundërshti. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button